VIDEO/ Çmenduri me 7 gola në Çelsi-Mançester Junajtid, Palmer përmbys ndeshjen në minutat 100 dhe 101

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 23:36

VIDEO/ Çmenduri me 7 gola në Çelsi-Mançester Junajtid, Palmer përmbys ndeshjen në minutat 100 dhe 101

Çelsi ka mundur Mançester Junajtid me një ndeshje dramatike me 7 gola ku ndodhi gjithçka. Një supersfidë e cila u përmbys me gola në minutën e 100-të dhe të 101-të, me Kole Palmer si protagonistin kryesor.

asdsaddsaasdasdasdasdads

Çelsi kaloi në avantazh të dyfishtë që në 20 minutat e para falë Gallager dhe pikërisht Palmer, duke lënë të mendohej se do të kishte ndeshjen në kontroll të plotë. Por brenda pesë minutash, u vendos baraspesha me golat e Garnaço dhe Bruno Fernandes për miqtë.

Dy skuadrat nuk ndalën sulmet duke regjistruar raste në të dy portat, por në pjesën e dytë, ishte Junajtid që shënoi përsëri me Garnaçon për të kaluar në avantazh në minutën e 67-të. Rastet në të dy palët nuk u ndalën, por dukej se “djajtë e kuq” mund të dilnmin me tre pikët nga kjo ndeshje.

Megjithatë, një penallti e shkaktuar nga Dalot në minutën e 7-të shtesë, i dha mundësinë më pas Palmer që të barazonte nga pika e bardhë. Dhe kur regjistrohej minuta e 101-të e takimit, një goditje këndi çoi topin përsëri te Palmer i cili gjuajti dhe falë një devijimi gjeti rrjetën për golin e fitores përfundimtare 4-3.

ÇELSI-MANÇESTER JUNAJTID 4-3
4’ Galager, 19’ (p), 90’+10’ (p), 90’+11’ Palmer / 34’, 67’ Garnaço, 39’ Fernandez

GOLI I GALAGER (VIDEO)

GOLI I PARË I PALMER (VIDEO)

GOLI I PARË I GARNAÇO (VIDEO)

GOLI I FERNANDES (VIDEO)

GOLI I DYTË I GARNAÇO (VIDEO)

GOLI I DYTË I PALMER (VIDEO)

GOLI I TRETË I PALMER (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"