VIDEO/ Çelsi në krizë të thellë, Aston Vila e mposht me 2 gola në “Stamford Bridge” dhe e zhyt në vendin e 11-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 20:30

VIDEO/ Çelsi në krizë të thellë, Aston Vila e mposht me 2 gola në “Stamford Bridge” dhe e zhyt në vendin e 11-të

Çelsi është zhytur në një krizë të thellë. Skuadra e trajnerit Poter u mposht ditën e sotme nga Aston Vila me rezultatin 0-2 duke përfunduar në vendin e 11-të në renditje. Kjo ishte disfata e 10-të në 28 ndeshje në kampionat për blutë, që tashmë duken të dorëzuar plotësisht për sa i përket garës Europiane.

celsi

Ishte Uatkins ai që në minutën e 18-të, hapi serinë e golave, ndërkohë që Mek Gin në minutën e 56-të, vulosi suksesin e miqve, që kanë parakaluar kështu në renditje Çelsin.

Në sfidën e radhë blutë e Londrës do të presin Liverpulin, në një duel delikat.

renditja premier lige

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"