Video / Bylisi denoncon: Kush e la ndeshjen, Spaho apo Lushnja? Ta hetojë Etika!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2017 | 18:01

Video / Bylisi denoncon: Kush e la ndeshjen, Spaho apo Lushnja? Ta hetojë Etika!

Klubi i Bylisit ka denoncuar në rrjetet sociale atë që e cilëson si një marrëveshje për të paracaktuar rezultatin e sfidës së fundjavës mes Pogradecit dhe Lushnjës që u mbyll me shifrat 2-2. Ballshiotët, të cilët rivalizojnë me Lushnjën për ngjitjen në Kategorinë Superiore, i kanë bërë thirrje FSHF-së që të hetojë ndeshjet në të cilat kundërshtareve të tyre u është hapur lehtësisht porta.

postimi

POSTIMI I BYLIS

Spaho apo Lushnja?!

Kush e la ndeshjen!! Apo në bashkëpunim edhe me drejtuesit e Pogradecit?! Si është e vërteta sepse edhe vetë tifozët e Lushnjës kanë akuzuar pas ndeshjes lojtarët dhe stafin e tyre! Po te goli i dytë, dy shtatlartët e Lushnjës pse e lanë vetë kundërshtarin, apo të respektohej marrëveshja?!

Po trajneri Bano pse bëri sherr me lojtarët e tij, po të duan lushnjaret ua themi ne edhe “pse”-në dhe për çfarë!

Etika të hetojë pazaret dhe turpet e Lushnjës që në çdo ndeshje i hapet porta. Ne kemi edhe fakte për ndeshjen me Shkumbinin, apo se çfarë kanë bërë para ndeshjes në Pogradec!

Kjo video është për të hetuar dhe tregon qartë se si Lushnja i paracakton rezultatet!

Ne nuk shajmë njeri, ne themi të vërteten “ditën për diell”, qytetarët e Lushnjës e dinë!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"