VIDEO/ Biseda “live” me Carën për pak fut në telashe Skukën: Desh ika në burg, jo të bëj gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 16:01

VIDEO/ Biseda “live” me Carën për pak fut në telashe Skukën: Desh ika në burg, jo të bëj gola

Një bashkëbisedim “live” në rrjetet sociale mes Tedi Carës dhe Xhuliano Skukës, mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë ish-sulmuesit të Partizanit. Të dy po komunikonin me njëri-tjetrin në një video live në rrjetet sociale dhe me sa duket Skuka thuajse u përfshi në një aksident automobilistik.

Collage Maker-24-Mar-2023-03-59-PM-6795

“Bota më duket e pret golin tim”, po thoshte në ato momente duke qeshur  Skuka, i cili po drejtonte makinën, teksa edhe Cara po bënte të njëjtën gjë. “Ti e di kur bën gol, nuk mbahesh më, vetëm një do”, iu përgjigj Cara.

Por Skuka shfaqet në moment i shqetësuar, në një kryqëzim të rrugës teksa flet për një person i cili me sa duket po kalonte para makinës së tij. “Hajde kufjet, hajde! Desh ika në burg, jo të bëj gola!”, tha ai, duke ndërprerë pas pak çastesh bashkëbisedimin me ish-shokun e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"