VIDEO/ Barcelona i jep “leksion” Atletikos, skuadra e Simeones rrezikon… Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 22:58

VIDEO/ Barcelona i jep “leksion” Atletikos, skuadra e Simeones rrezikon… Champions-in

Barcelona “gjunjëzon” Atletiko Madridin, duke e mposhtur brenda në “Metropolitano” me rezultatin 0-3. Katalanasit me këtë fitore shkëputen në vendin e dytë me 64 pikë të grumbulluara. 

bandicam 2024-03-17 22-57-17-841

Për Atletikon, gjërat sa vijnë dhe përkeqësohen, teksa tani e shikojnë veten në vendin e pestë, jashtë katërshes Champions.

FT: ATLETIKO MADRID-BARCELONA 0-3

NGJARJET KRYESORE  

90+3′ Mbyllet ndeshja në “Metropolitano”. Katalanasit triumfues kundër madrilenëve!

90+1′ Atletiko Madrid mbetet me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Molinës, tifozët e zhgënjyer fillojnë boshatisin stadiumin (VIDEO)

83′ Atletiko provon me të gjitha mënyrat, por Ter Shtegen nuk e ka ndër mend të pësojë gol sonte (VIDEO)

64′ GOOOOOOOOOOL BARCELONA! KATALANASIT SHËNOJNË TË TRETIN. LEVANDOSKI KROSON BUKUR NGAE DJATHTA PËR LOPEZ, I CILI ME KOK E ÇON NË RRJETË, PËR 0-3 (VIDEO)

53′ Ter Shtegen bën mrekullin, portieri gjerman mban portën e paprekur duke bërë pritjen e vitit (VIDEO)

47′ GOOOOOOOOOOOOL BARCELONA! Katalanasit e fillojnë pjesën e dytë me ritëm, teksa është i përhershmi Levandovski ai që çon topin në rrjetë, pas një gabimi nga mbrojtja vendase, 0-2!(VIDEO)

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Metropolitano”, me miqtë në avantazh

45′ Trajneri i Barcelonës Ksavi, del me karton të kuq për protesta (VIDEO)

38′ GOOOOOOOOOOOOOOOOL BARCELONA! NJË GOL SPEKTAKOLAR ME STIL “TIKI-TAKA” NGA KATALANASIT, NJË PASIM I LEVANDOSKIT PËR ZHOAO FELIKS QË NUK E KA TË VËSHTIRË TA ÇOJ TOPIN NË RRJETË. (VIDEO)

34′  Zgjohet Barcelona, Levandoski kroson për Rafinjën në zonë por braziliani nuk di ta godas topin me kokë (VIDEO)

21’ Përsëri Atletiko në sulm, teksa Morata shumë afër portës godet jashtë (VIDEO)

7′ Rast i artë i shpërdoruar nga Lino (VIDEO)

6′ Morata pretendon për penallti, por gjyqtari thotë se ishte në pozicion jashtë loje (VIDEO)

1′ Nis dueli në “Metropolitano”

FORMACIONET ZYRTARE: 

barcaaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"