VIDEO/ “Balaj!”, plasin të qeshurat  në stërvitjen e kombëtares shqiptare gjatë ushtrimit të Silvinjos: Do ta marrim në telefon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 0:05

VIDEO/ “Balaj!”, plasin të qeshurat  në stërvitjen e kombëtares shqiptare gjatë ushtrimit të Silvinjos: Do ta marrim në telefon

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar me shumë optimizëm drejt Çekisë ku nesër do të luajë ndaj vendasve një ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2024. Skuadra gëzon një humor të mirë dhe kjo është parë gjatë ditëve të grumbullimit në vendin tonë. Por për të shtuar dozat e humorit, ka shërbyer edhe një episod në stërvitjen e sotme në “Fortuna Arena” në Pragë.

sdfsdfsdfsdfsdfsdf

Në pamjet që sjell i dërguari i “Panorama Sport” në Pragë, Kristi Sejatllari, shihet një ushtrim i Silvinjos në nxemjen e skuadrës me sprintet që kryhen në fillimin e seancës stërvitore. Lojtarët duhet të thërrasin me radhë atë që duhet të bëjë sprintin pas tij dhe në këtë mënyrë stërvitet edhe shpejtësia e reagimit.

Ushtrimi i parë kalon mirë, ndërsa i dyti bën që të shpërthejnë të qeshurat. Kjo, pasi Gjasula i cili ftohet të niset i pari, thërret emrin e Balajt. Sulmuesi nuk është mes të grumbulluarve të Silvinjos dhe kjo bëri që lojtarët të mos mbajnë të qeshurat në ato momente.

“Do ta marrim në telefon”, dëgjohet teksa thotë një prej futbollistëve të kombëtares në këtë moment që është përjetuar me shumë humor nga grupi kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"