VIDEO / Bajerni vendos një rekord të ri, skuadra e Nagelsman kthehet shpejt në kryesim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 20:36

VIDEO / Bajerni vendos një rekord të ri, skuadra e Nagelsman kthehet shpejt në kryesim

Bajern Mynih nuk ka vonuar shumë për t’i rimarrë kreun Borusia Dortmundit që ia kishte rrëmbyer për pak orë pas fitores së sotme në kampionat. Bavarezëve të Julian Nagelsman u ka mjaftuar një fitore minimale ndaj Arminia Bilefeld, për të kapërcyer përsëri rivalët direkt në klasifikim.

sane

Përtej një dominimi absolut të bavarezëve të cilët kontrolluan lojën dhe tentuan disa herë të gjenin rrugën e rrjetës, goli erdhi vetëm në pjesën e dytë. Myler gjeti Sane në zonë dhe ky i fundit nuk gaboi, duke çuar sferën në rrjetë.

Goli mjaftoi për fitoren, por edhe vendosi një rekord të ri për futbollin gjerman. Ai i shënuar sot ishte i 102-ti në Bundesligë në vitin kalendarik 2021 për Bajernin, duke thyer rekordin që mbahej nga Këlni që në vitin e largët 1977.


sdsdsddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"