VIDEO/ Bajerni bën për “aspirina” Leverkusenin dhe vendos njërën dorë te titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 23:00

VIDEO/ Bajerni bën për “aspirina” Leverkusenin dhe vendos njërën dorë te titulli

Bajern Mynih duket pa rival në Bundesligën gjermane. Kampionët në fuqi, arritën të triumfonin 2-0 në shtëpi ndaj Bajern Leverkusen, duke thelluar diferencën në +10 pikë nga Lajpcigu i vendit të dytë, që u mposht në transfertë ndaj Këlnit me rezultatin 2-1.

Bajern

Kur ka ngelur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit, titulli duket thjesht një formalitet për bavarezët. Çupo Moting dhe Kimish, ishin autorët e golave në pjesën e parë në sfidën ndaj “aspirinave” të Levekusen.

Në përballjet e tjera, Ajntrakt Frankufrt mposhti 2-0 Augsburgun, nuk fali në shtëpi as Arminia Bielefeld, që triumfoi ndaj 1-0 ndaj Shalkes, që sezonin e ardhshëm do militojë në Bundesligën 2.

Bajern666

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"