VIDEO/ Bajern Mynih shpartallon Union Berlinin, bavarezët po rigjejnë vetveten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 20:57

VIDEO/ Bajern Mynih shpartallon Union Berlinin, bavarezët po rigjejnë vetveten

Bajern Mynih ka shpartalluar me shifrat 1-5 Union Berlinin, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të t Bundësligës gjermane. Një fitore pa shumë histori ku mund të themi se pas atij kualifikimi kundër Arsenalit dhe kësaj fitoreje me këto shifra, bavarezët po fillojnë dhe rigjejnë veten e tyre.

GLoMXydW8AI6S8K

Bajern asnjëherë nuk e diskutoi fitoren, ku si fillim zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të me anë të Gorreckës dhe pastaj në minutin e fundit të pjesës së parë, do të ishte Kejn ai që do të dyfishtonte gjithçka. Pastaj gjatë të dytës, bavarezët do të shënonin edhe 3 të tjerë, dy me Myler në të 53-tën dhe 66-tën minutë dhe një me Tel në të 62-tën. Vendasit do të shënonin golin e nderit në minutën e fundit të kohës së rregullt me anë të Vertesen.

Me këtë rezultat, Bajern hipotekon përsëri vendin e dytë, teksa shkëputet me 3 pikë nga Stutgarti ndërsa Union Berlin vazhdon luftën për mbijetesë në vendin e 14-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"