VIDEO/ Avdiaj gjen rrugën e rrjetës, Tirana triumfon me përmbysje në miqësoren “klasike” ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 19:30

VIDEO/ Avdiaj gjen rrugën e rrjetës, Tirana triumfon me përmbysje në miqësoren “klasike” ndaj Vllaznisë

Tirana triumfoi me përmbsyje 2-1 ndaj Vllaznisë, në miqësoren “klasike” të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Të dy trajnerët e kishin vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke hedhur në fushë, lojtarët më në formë të momentit.

bandicam 2020-09-15 18-53-56-986

Shkodranët kaluan në avantazh me anë të Dungës, në minutën e 17-të. Keniani realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, Isufi realizoi autogol, duke vendosur baraspeshën. Për golin e fitores, mendoi sulmuesi Avdiaj, i cili i hedhur në fushën e lojës në minutën e 85-të, në vendin e Muçit, teksa i mjaftuan vetëm disa sekonda për të gjetur golin e fitores.

FT: TIRANA-VLLAZNIA 2-1

Isufi 44′  (autogol), Avdiaj 86′ / Dunga 17′ (p)

KOMENTI:

Përfundon takimi. 

86′ GOL TIRANA 2-1/ Bardheblutë përmbysin rezultatin me Albion Avdiajn. Vetëm disa sekonda i kanë mjaftuar sulmuesit pas futjes në lojë për të përmbysur rezultatin. Pas asistit të Kale, ai nuk ka falur në afërsi të pikës së penalltisë! 

Avdiaj gol on Vidnews.

Mbyllet pjesa e parë.

44′ GOL TIRANA 1-1/ I pafat mbrojtësi i Vllaznisë Isufi, që realizon një autogol në portën e tij, pas një dueli me talentin bardheblut Ernest Muçi. 

17′ GOL VLLAZNIA 0-1/ Dunga tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe kalon në avantazh skuadrën shkodrane. 

16′ Najdovski ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Da Silvës, për gjyqtarin Meta kemi të bëjmë me penallti për Vllazninë.

1′ Fillon takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Vangjeli, Ismajlgeci (Toli 35′), Toshevski, Celhaka (Stafa 74′),  Isak, Halili, Torasa, Kale, Muçi (Avdiaj 84′)

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Da Silva, Imeri, Dunga.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"