VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në pallatin e sportit në Kosovë, mijëra tifozë këndojnë “Himnin e Flamurit” dhe ”Yjet e Gjakovës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 17:21

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në pallatin e sportit në Kosovë, mijëra tifozë këndojnë “Himnin e Flamurit” dhe ”Yjet e Gjakovës”

Festat e Nëntorit janë shijuar jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Kosovë, ku edhe në aktivitete të ndryshme sportive është valëvitur flamuri kuqezi. Atmosferën më të veçantë dhe emocionuese e kanë dhuruar tifozët e Vëllaznimit në basketboll në ndeshjen e tre ditëve më parë përballë Trepçës në pallatin e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

MixCollage-06-Dec-2023-05-20-PM-3988

Kudo në tribunat e tejmbushura ishte flamuri kuqezi dhe menjëherë pas himnit të Kosovës që u dëgjua nga altoparlantët e pallatit të sporti, ishin vetë tifozët që kënduan me dorë në zemër “Himnin e Flamurit” me sa fuqi kishin.

SHIH VIDEON

Por jo vetëm kaq. Ndërsa skuadrat bënin nxemjen, në fushë doli këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ilir Shaqiri. Ai nisi të këndonte një nga këngët simbol për tifozerinë e Vëllaznimit, “Yjet e Gjakovës”, i shoqëruar gjithashtu nga mijëra tifozë në tribuna, duke dhuruar një skenë me të vërtetë emocionuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"