VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, tifogrupi “Besnikët” dhurojnë spektakël në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 13:48

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, tifogrupi “Besnikët” dhurojnë spektakël në transfertë

Pogradeci-Shkumbini është padyshim supersfida e kësaj javë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Liqenorët e Samuel Nikajt dhe peqinasit e Stavri Nicës, vijnë me ambicie madhore këtë sezon, teksa kërkojnë rikthimin në Kategorinë e Parë. 

MixCollage-18-Feb-2024-01-47-PM-4262

Ky rivalitet ka nxitur edhe një interest të lartë nga ana e tifozëve. Krahas tifozëve të shumtë vendas, në shkallët e stadiumit “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit janë prezent edhe afro 70 tifozë të Shkumbinit. Bëhet fjalë për tifogrupin “Besnikët” të cilët kanë udhëtuar nga qytetit i Peqinit, në mbështetje të skuadrës së tyre, duke krijuar atmosferë elektrizuese para startit të sfidës. 

REDI DANDALLAKU- PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"