Video / Ansi Agolli fillon me një asist rrugën drejt grupeve të Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2017 | 20:55

Video / Ansi Agolli fillon me një asist rrugën drejt grupeve të Champions

Karabak i Ansi Agollit e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Ligën e  Kampioneve, duke mundur në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator gjeorgjianët e Samtredia me shifrat 5-0. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, titullar si zakonisht, ishte një nga protagonistët e këtij dueli.

Agolli Karabag 1

Në minutën e 37 të takimit, Agolli arriti të jepte një pasim të saktë nga krahu i majtë, ndërsa Ndlovu thjesht shtyu topin në rrjetë për të çuar shifrat në 2-0.

Objektivi i Karabak mbetet si gjithmonë pjesëmarrja në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, të cilën klubi nuk e ka arritur asnjëherë, ndonëse i është afruar shpesh me pjesëmarrjen deri në fazën play-off. Falë këtij suksesi të lehtë 5-0 ën ndeshjen e parë, kualifikimi në turin e tretë paraeliminatore duket më afër dhe të premten ekipi i Agollit do të mësojë kundërshtarin e mundshëm në këtë fazë tjetër të turneut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"