VIDEO/ ”Akrobacia e vitit”. Portieri shijon golin, në Turqi çmenden me roveshatën e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 22:23

VIDEO/ ”Akrobacia e vitit”. Portieri shijon golin, në Turqi çmenden me roveshatën e sulmuesit

Galatasarai arriti të marrë një fitore me përmbysje 1-3 ndaj skuadrës së Goztepe në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Superligës turke.

diabate

Vendasit e nisën vrullshëm ndeshjen, teksa vetëm pas 8 minutash lojë, sulmuesi Diabate arriti të shënonte një super gol.

Sulmuesi nga Mali shfrytëzoi saktësisht një krosim nga e majta duke e goditur topin me një roveshatë të bukur, për të lënë të ngrirë portierin mik Muslera.

Galatasarai arriti të përmbysë ndeshjen teksa heroi i takimit ishte sulmuesi Akturkoglu i cili realizoi tripletë në këtë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"