VIDEO/ AF Luftëtari merr kreun, supergol në Kategorinë e Tretë nga një mbiemër i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 23:41

VIDEO/ AF Luftëtari merr kreun, supergol në Kategorinë e Tretë nga një mbiemër i njohur

U mbyll sot java e katërt e Kategorisë së Tretë, e cila zhvillohet me sistem grumbullimi në kompleksin e Kamzës. AF Luftëtari fitoi me përmbysje 5-2 ndaj Kinostudios, ndërsa Spartaku mposhti Murlanin 4-3. Kjo ishte humbja e parë e ekipit privat shkodran, që deri një javë më parë kryesonte renditjen.

Luftetari-foto-1

Gjirokastritët kanë marrë tashmë kreun, duke qenë me golavarazh më të mirë se Murlani dhe Spartaku. Të trija ekipet kanë grumbulluar nga 9 pikë, duke dhënë sinjale të qarta se gara do të jetë e fortë deri në fund. Në ndeshjen e sotme një prej golave të AF Luftëtarit ishte spektakolar nga goditja e dënimit. Në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, mesfushori gjirokastrit Aristotel Bellai, gjuajti me të majtën nga një pozicion diagonal, duke shënuar një gol fantastik, teksa po luhej minuta e 82-të. Lojtari 21-vjeçar është nipi i ish-futbollistit të Kombëtares, Arian Bellai, i cili ka qenë trajner i Luftëtarit, Shqipërisë U-19 dhe Apollon Larisës në Greqi.

A

RREGULLORJA – Këtë sezon, sipas rregullores së FSHF-së, ekipet që pozicionohen në vendet 1 dhe 2 të Kategorisë së Tretë, ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë. Ndërsa vendi i tretë bën një ndeshje “play off” me skuadrën që humbet në finalen mes vendeve të parafundit në grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë.

 

KATEGORIA E TRETË

 

Java 4 (1-2 prill)

Kinostudio-AF Luftëtari 2-5

Spartaku-Murlani 4-3

Osumi-Drini     4-2

 

REND

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"