VIDEO/ 70 pikë në një ndeshje, basketbollisti kamerunas hyn në historinë e NBA në mbrëmjen e veçantë për Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2024 | 15:52

VIDEO/ 70 pikë në një ndeshje, basketbollisti kamerunas hyn në historinë e NBA në mbrëmjen e veçantë për Kobi Brajant

Xhoel Embid ka hyrë në librat e historisë të NBA, duke u bërë i 9-ti që shënon 70 pikë ose më shumë në një ndeshje basketbolli.

embid

29-vjeçari ishte ylli i takimit për Filadelfia 76ers në sfidën me San Antonio Spërs në mbrëmjen e veçantë për të nderuar Kobi Brajant, në 18-vjetorin e 81 pikëve të shënuara nga ikona e basketbollit amerikan, me të cilin Embid ka një histori të veçantë.

Embid ka treguar se dëshira e tij për tu bërë basketbollisti lindi pikërisht pasi kishte parë Kobi Brajant duke luajtur kur kamerunasi ishte vetëm 15 vjeç.

Përveç 70 pikëve, Embid shkëlqeu dhe me 5 asiste e 18 topa në tabelë, me Filadelfian që fitoi 133-123 përballë Spërsave duke vazhduar të jetë në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"