VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Juventusi vuan ndaj Xhenoas. Bardhezinjtë i kualifikon një debutues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:57

VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Juventusi vuan ndaj Xhenoas. Bardhezinjtë i kualifikon një debutues

Juventusi është kualifikuar për në fazën çerekfinale në Kupën e Italisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Xhenoan, pas minutave shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

rafia.juve.genoa.2020.2021.750x450

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Pirlos, të cilët kaluan dy herë në avantazh, fillimisht me Kulusevskin në minutën e 2’ dhe më pas me Moratën në minutën e 23’. Megjithatë xhenovezët nuk u dorëzuan dhe arritën të gjenin barazimin, duke shënuar me Ziborra në minutën e 28’ dhe Megeloni në minutën e 75’.

Në shtesë, Juventusi u tregua më i skatë, duke shënuar me Rafian në minutën e 103’, i cili bëri debutimin dhe i siguroi skuadrës së tij kalimin në çerekfinale të Kupës.

FT| JUVENTUS-XHENOA 3-2 

Kulusevski 2′, Morata 23′, Rafia 103’/ Ziborra 27′, Megeloni 75′

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus: Bufon, Demiral, Dragusin, Kielini, Bernardeski, Uesli, Artur, Bentankur, Portanova, Morata, Kulusevski. Trajner: A. Pirlo

Xhenoa: Paleari, Goldaniga, Bani, Dumbravanu, Gilione, Rovela, Lerager, Melegoni, Ziborra, Skamaka, Pjaca. Trajner: D. Balardini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"