VIDEO/ 2 kartonë të kuq dhe gol në minutat shtesë! Tirana mposht Kastriotin, bardheblutë vijojnë rrugën drejt titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 0:06

VIDEO/ 2 kartonë të kuq dhe gol në minutat shtesë! Tirana mposht Kastriotin, bardheblutë vijojnë rrugën drejt titullit

Tirana ka mposhtur Kastriotin në “Elbasan Arena” duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

bandicam 2023-04-30 20-21-20-357

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste dhe asnjëra prej ekipeve nuk arriti të shënonte gol. Ndërsa në pjesën e dytë, skuadrat patën disa mundësi të mira për të shënuar, por i shpërdoruan. Të gjitha surprizat ishin rezervuar për minutat shtesë.

Fitorja e bardhebluve u arrit në minutën e 90’+1’ ku Hila shënoi gol me kokë. Po ashtu dy fubollistë të Kastriotit ngelën me 9 lojtarë pasi Karakaçi dhe Adolf Selmani dolën me të karton të kuq.

Pas këtij triumfi, Tirana shkon në kuotën e 59 pikëve, 5 pikë më shumë se Partizani, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e 10-të me 31 pikë.

TIRANA 1-0 KASTRIOTI

90’+1′ Hila

NGJARJET KRYESORE

90’+10′ Mbyllet sfida!

90’+2’ Kastrioti ngel me 9 lojtarë, edhe Adolf Selmani largohet me të kuq.

90’+1′ GOOOL TIRANA 1-0! Pas një krosimi në zonë, Hila gjen topin dhe godet me kokë duke shkundur rrjetën e Edmir Salit. 

90’ Karakaçi merr një tjetër karton të verdhë dhe largohet me të kuq.

86’ Ndryshime në radhët e krutanëve. Largohet nga fusha Kamara, në lojë futet Ajazi.

86’ Largohet nga fusha edhe Toshevski, në lojë futet Qefalija.

80’ Kundërsulm i frikshëm i krutanëve, Arapi avancon me topin drejt portës dhe kroson drejt Zogajt, ky i fundit gabon totalisht me goditjen.

79’ Ka një mosmarrëveshjes mes Salit dhe Stojanoviç, afrohet Abazaj por i shkakton faull. Ky i fundit proteston ndaj arbitrit dhe ndëshkohet më karton të verdhë.

72’ Toshevski godet topin drejt zonës, por Sali reagon në kohë dhe arrin ta presë.

70’ Lushkja lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Hila.

66’ Ndryshime në radhët e krutanëve. Largohet Mehmeti, ka minuta për Arapin.

64’ Largohet nga loja Gjumsi, në vend të tij hyn Abazaj.

60’ Gjumsi godet nga distanca, por Sali arrin ta presë topin.

57’ Mehmeti provon nga distanca, por topi shkon pak centimetra sipër traversës.

55’ Mundësi e mirë për Tiranën, por Hasani nuk arrin të godasë si duhet dhe topi shkon jashtë.

54’ Përgjoni tenton të gjejë shokët e skuadrës me një top të gjatë, por askush nuk arrin ta kapë në zonë.

52’ Rexhinaldo godet drejt portës, por topi shkon drejt e në duart e Bekajt.

51’ Gjumsi ndërhyn ashpër ndaj Santiago Selmanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

47’ Pas një krosimi në zonë, Stojanoviç godet drejt portës, por Lulaj reagon shpejt dhe i mohon golin.

46′ Nis pjesa e dytë e sfidës.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+2’ Pas një rrëmuje në zonë, Stojanoviç shpëton portën e krutanëve.

45’ Akordohen 4 minuta shtesë.

44’ Karakaçi dhe Lushkja përplasen me njëri tjetrin, të dy rrëzohen në fushë. Karakaçi ndëshkohet me karton të verdhë.

42’ Karakaçi ndërhyn ndaj Hasanit, ndalohet loja. Futbollistët e Kastriotit shkojnë tek arbitri dhe protesojnë. Si pasojë Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë.

40’ Krijohet mundësia për Haxhiun dhe Gjumsin në zonë, por asnjëri prejt tyre nuk arrin të godasë drejt portës.

38’ Gjumsi kroson në zonë, por Adolf Selmani tregohet i vëmendshëm dhe largon topin me kokë.

34’ Lushkja gjuan nga goditja e këndit drejt zonës, por Stojanoviç largon rrezikun.

33’ Zogaj shkakton faull ndaj Haxhiut, ka goditje këndi në favor të Tiranës.

30’ Hasani ndodhet me topin në zonë, por nuk arrin të godasë pasi bllokohet nga mbrojtja krutane.

23’ Stojanoviç tenton të kapë në befasi Bekajn me një goditje nga distanca, por ky i fundit tregohet i vëmendshëm dhe arrin ta presë.

8’ Haxhiu kroson një top në zonë, Hasani nuk arrin ta kapë.

5’ Rexhinaldo avancon përpara me topin, por Bekaj tregohet i vëmendshëm dhe arrin ta kapë topin.

3’ Lushkja provon goditjen nga distanca, por topi devijohet nga mbrojtja krutane.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Deliu, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Haxhiu, Lushkja, Gjumsi, Hasani

Trajner: Orges Shehi

KASTRIOTI: Sali, Onanuga, A. Selmani, Stojanoviç, Zogaj, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Rexhinaldo, S.Selmani, Kamara

Trajner: Emiljano Çela

WhatsApp Image 2023-04-30 at 17.45.20

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"