VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ Partizani mbret në ajër, Tirana vrastare në zonë! Si shënojnë dy ekipet e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 11:25

VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ Partizani mbret në ajër, Tirana vrastare në zonë! Si shënojnë dy ekipet e kryeqytetit

Çfarë është një gol? Përgjigja është ndoshta më e lehtë nga ajo që po mendoni për momentin. Gol është fjala e vendosur kur topi në një ndeshje futbolli kalon vijën e portës.

tirana

Por vërtet është vetëm kaq? Sigurisht që jo. Goli është emocion, lumturi, pasion dhe misioni që kanë të gjithë në një sfidë. Përmes tij ekipet duan të fitojnë ndeshjet e futbollit. Dhe imagjinoni kur bëhet fjalë për një derbi, mes dy skuadrave të kryeqytetit. Imagjinoni sa i rëndësishëm është goli aty. Çdokush ëndërron që të shtojë emrin në librin e artë të historisë dhe të jetë ai heroi. Sot është momenti që të provojnë të gjithë në “Air Albania”, ku Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të tretë në këtë sezon me misionin për të larguar retë e zeza që qarkullojnë ditë pas dite në qendrat stërvitore të të dyja kampeve, por mbi të gjitha për të siguruar një vend në “Final 4” dhe për të luftuar për titullin kampion.

“Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim pikërisht mbi golat që kanë realizuar në këtë sezon, mënyrën si kanë arritur deri te portat kundërshtare dhe strategjinë e përdorur për të thyer rivalët. Të dyja skuadrat kanë pika të forta, te të cilat do të këmbëngulin dhe të tjera të dobëta ku duhet të bëjnë kujdes. Tirana në këtë derbi vjen me statistikat më të mira në sulm, ku ka arritur të shënojë 41 gola, kundrejt 30 të të kuqve. Megjithatë, disa prej lojtarëve që mbanin peshën e golave janë larguar në janar. Ajo që bie në sy është fakti që Partizani është i fortë nga ajri sepse ka shënuar 11 gola, ndërsa bardheblutë 9.

20

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"