VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ 26 ndeshje të humbura! Qershori makth për kuqezinjtë, por me Moldavinë ia kemi dalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 23:30

VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ 26 ndeshje të humbura! Qershori makth për kuqezinjtë, por me Moldavinë ia kemi dalë

Shqipëria do të luajë këtë muaj dy takime të rëndësishme për kualifikueset e Europianit 2024, ku më 17 qershor do të presë në “Air Albania” Moldavinë dhe tri ditë më vonë do të përballet me Ishujt Faroe në transfertë, e më pas ndeshjet e tjera do të vijojnë në muajin shtator.

ko-2

Por le të mbetemi te qershori dhe të shohim se si janë statistikat e përfaqësueses në këtë periudhë. Në historinë e saj Kombëtarja shqiptare ka luajtur gjithsej 44 ndeshje në muajin qershor, duke përfshirë këtu ato kualifikuese dhe miqësore.

Ajo që vihet re është se në këtë muaj, kuqezinjtë duhet të kenë kujdes, pasi bilanci nuk është pozitiv, teksa janë regjistruar 26 humbje në total. Numri i barazimeve që përfaqësuesja ka marrë është 6 dhe 12 ndeshje janë fituar.

Por, nëse do të shohim përballjet me Moldavinë, e veçanta është që në qershor jemi ndeshur dy herë më parë dhe në të dyja përballjet ia kemi dalë të fitojmë. E para më 7 qershor të 1995, kur në transfertë fitonim 2-3 dhe më 11 qershor 2019, me rezultatin 2-0 në shtëpi. Kujtojmë që edhe në tri takimet e tjera me Moldavinë, ia kemi dalë me sukses, teksa është regjistruar vetëm një barazim 0- 0 në miqësoren e vitit 2012.

NDESHJET E KOMBËTARES

NË MUAJIN QERSHOR

15 QERSHOR 1947

BULLGARI-SHQIPËRI 2-0

27 QERSHOR 1948

JUGOSLLAVI-SHQIPËRI 0-0

4 QERSHOR 1950

SHQIPËRI-BULLGARI 2-1

29 QERSHOR 1963

DANIMARKË-SHQIPËRI 4-0

12 QERSHOR 1971

GJERMANI-SHQIPËRI 2-0

21 QERSHOR 1972

FINLANDË-SHQIPËRI 1-0

8 QERSHOR 1983

SHQIPËRI-AUSTRI 1-2

3 QERSHOR 1992

SHQIPËRI-LITUANI 1-0

2 QERSHOR 1993

SHQIPËRI-DANIMARKË 0-1

7 QERSHOR 1995

MOLDAVI-SHQIPËRI 2-3

7 QERSHOR 1997

PORTUGALI-SHQIPËRI 2-0

5 QERSHOR 1999

SHQIPËRI-NORVEGJI 1-2

9 QERSHOR 1999

SHQIPËRI-SLLOVENI 0-1

2 QERSHOR 2001

GREQI-SHQIPËRI 1-0

6 QERSHOR 2001

SHQIPËRI-GJERMANI 0-2

7 QERSHOR 2003

IRLANDË-SHQIPËRI 2-1

11 QERSHOR 2003

ZVICËR-SHQIPËRI 3-2

4 QERSHOR 2005

SHQIPËRI-GJEORGJI 3-2

8 QERSHOR 2005

DANIMARKË-SHQIPËRI 3-1

2 QERSHOR 2007

SHQIPËRI-LUKSEMBURG 2-0

6 QERSHOR 2007

LUKSEMBURG-SHQIPËRI 0-3

6 QERSHOR 2009

SHQIPËRI-PORTUGALI 1-2

10 QERSHOR 2009

SHQIPËRI-GJEORGJI 1-1

2 QERSHOR 2010

SHQIPËRI-ANDORRA 1-0

7 QERSHOR 2011

BOSNJË-SHQIPËRI 2-0

20 QERSHOR 2011

ARGJENTINË-SHQIPËRI 4-0

7 QERSHOR 2013

SHQIPËRI-NORVEGJI 1-1

4 QERSHOR 2014

HUNGARI-SHQIPËRI 1-0

8 QERSHOR 2014

SAN MARINO-SHQIPËRI 0-3

13 QERSHOR 2015

SHQIPËRI-FRANCË 1-0

3 QERSHOR 2016

SHQIPËRI-UKRAINË 1-3

11 QERSHOR 2016

SHQIPËRI-ZVICËR 0-1

15 QERSHOR 2016

FRANCË-SHQIPËRI 2-0

19 QERSHOR 2016

RUMANI-SHQIPËRI 0-1

4 QERSHOR 2017

LUKSEMBURG-SHQIPËRI 2-1

11 QERSHOR 2017

IZRAEL-SHQIPËRI 0-3

3 QERSHOR 2018

SHQIPËRI-UKRAINË 1-4

8 QERSHOR 2019

ISLANDË-SHQIPËRI 1-0

11 QERSHOR 2019

SHQIPËRI-MOLDAVI 2-0

5 QERSHOR 2021

UELLS-SHQIPËRI 0-0

8 QERSHOR 2021

ÇEKI-SHQIPËRI 3-1

6 QERSHOR 2022

ISLANDË-SHQIPËRI 1-1

10 QERSHOR 2022

SHQIPËRI-IZRAEL 1-2

13 QERSHOR 2022

SHQIPËRI-ESTONI 0-0

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"