Vëzhgim special për bardheblutë, Bekaj u shkul veshin shokëve. Ja pikantet e miqësores Tirana-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 21:50

Vëzhgim special për bardheblutë, Bekaj u shkul veshin shokëve. Ja pikantet e miqësores Tirana-Bylis

– Ndeshja është zhvilluar me sistemin VAR, e disata për Tiranën, këtë fazë përgatitore, para fillimit të kampionatit. Gjithsesi, sistemi i ndihmës i gjyqtarëve nuk hyri në asnjë moment për të qartësuar ndonjë situatë problematike.

xhixha

Si zakonisht të pranishëm ishin më shumë se 500 vetë për të ndjekur miqësoren e ndeshjen në “Selman Stërmasi”. – Zëvendëspresidenti i Laçit, Leo Laska, dhe trajneri i ri i skuadrës, Dejan Vukiçeviç, kanë ndjekur nga afër takimin e bardhebluve.

Në mungesë të Hoxhallarit te kombëtarja, kapiteni i skuadrës ishte Marsel Ismajlgeci dhe më pas Visar Bekaj.

Ndeshje e qetë e trajnerëve që japin shumë pak udhëzime, më shumë në fushë dëgjohen Qardaku e Behiratçe sesa Shehi e Beqiri.

Visar Bekaj ka qenë i papërmbajtshëm sa herë bëhej fjalë për ndonjë goditje dënimi apo aksion të miqve. Në një moment pas një faulli pranë 16-shes, Bekaj iu kthye shokëve: “Lërini fjalët, por përqendrohuni”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"