Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Milionat e merkatos, Skënderbeu në krye të 10 viteve! Tirana sfidon korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2024 | 20:50

Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Milionat e merkatos, Skënderbeu në krye të 10 viteve! Tirana sfidon korçarët

Tirana është mbretëresha e merkatos në dalje të pesë viteve të fundit. Skuadra bardheblu mban vendin e parë, duke larguar lojtarë të rëndësishëm dhe duke fituar më shumë para nga afrimet dhe largimet. Në total deri tani bardheblutë kanë grumbulluar 2.7 milionë euro, duke mundur çdo skuadër në Superiore.

-800-0-1699196704ximg-0499-225

Në vendin e dytë renditet Partizani me 1.94 milionë euro fitime në pesë vite. Në vendin e tretë Egnatia me 695,000 euro. Në total janë 7.14 transferta për Superioren. Gjithashtu janë llogaritur edhe humbjet që kanë pësuar skuadrat, duke blerë lojtarë apo duke humbur lojtarë, të cilët janë lënë të lirë.

LOJTARËT – Tirana është skuadra, e cila ka qenë më e suksesshmja në dalje të merkatos, ama gjithmonë ajo ka shitur bomberët e saj. Kështu në katër vitet e fundit, bardheblutë kanë larguar gjithmonë kundrejt parave bomberët e skuadrës. I fundit i larguar nga Tirana ishte Florent Hasani, i cili u shit për 300 mijë euro te Rapidi i Bukureshtit apo Kaina në Kore për 78 mijë euro.

Në verën e shkuar nuk pati shitje lojtarësh. Në janarin e 2023-shit ishte Redon Xhixha, që u largua nga skuadra. Shuma ishte e madhe. Karabaku pagoi 550 mijë euro. Në verën e 2022-shit iku Taulant Seferi në drejtim të Ukrainës për shifrën e 500 mijë eurove. Në janarin e 2021-shit, Ernest Muçi u shit për 500 mijë euro te Legia e Varshavës. Të gjithë lojtarë shumë të mirë dhe bomberë te bardheblutë. Në total, Tirana ka fituar 2.7 milionë.

fitimet e superiores ne 5 vite

10 VITE – Bardheblutë për shitje në dekadën e fundit, i dorëzojnë kurorën Skënderbeut. Korçarët edhe pse nuk kanë lëvizur shumë futbollistë janë të parët me 4.30 milionë euro. Në vendin e dytë Tirana me 3.18 milionë dhe Partizani plotësojnë podiumin me pak më shumë se dy milionë euro.

LOJTARI – Në këtë moment,flasim për Arinaldo Rrapaj, që vlen 650 mijë euro. Vlonjati është futbollisti më me vlerë në Superiore. Pas tij Ferndando i Egnatias e me radhë. Lojtari i shitur më shtrenjtë është Xhuliano Skuka me 1.4 milionë euro.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"