Vetëm Haland, më i mirë se Benzema pas Botërorit! Ja sa gola kanë shënuar deri tani norvegjezi dhe francezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 20:01

Vetëm Haland, më i mirë se Benzema pas Botërorit! Ja sa gola kanë shënuar deri tani norvegjezi dhe francezi

Në kilometrin zero, Benzema ka vendosur të shkelë padalin e gazit. Teksa kampionatet në Europë i lanë vendin angazhimeve të skuadrave përfaqësuese, kapiteni i Realit mbylli një cikël zhgënjyes takimesh.whatsapp-image-2022-08-24-at-4-41-31-pm_710x400xt

Humbje në “El Clasico”, vetëm një gol në 5 takime. Por teksa pjesa më e madhe e lojtarëve ishin në fushë me përfaqësueset e tyre, Benzema qëndroi në Madrid duke punuar. Dy javë për të gjetur stabilitetin që i ka munguar në këtë sezon për shkak të problemeve fizike.

Rezultati? Tre gola kundër Vajadolidit në më pak se shtatë minuta, një “hat trick” i vërtetë me gola njëri më i bukur se tjetri. Ilaçi më i mirë për sulmuesin francez me Kupën e Mbretit në horizont kundër Barçës, ku Realit i duhet të përmbysë humbjen 0-1 në takimin e parë në Madrid. Dhe, për më tepër, tre gola për të heshtur çdo dyshim mbi gjendjen dhe rendimentin e tij. Që nga përfundimi i Kupës së Botës dhe rikthimit të aktiviteteve në Europë, Benzema, me 16 gola është golashënuesi i tretë më i mirë në pesë ligat kryesore.

Vetëm Erling Haland dhe Markush Rashford, me nga 19 gola secili, kanë shënuar më shumë gola se Benzema që pas kampionatit botëror në Katar. Pas “peshkaqenëve” të Mançester Sitit dhe Junajtidit përkatësisht, shfaqet “Topi i Artë”, i cili shkëlqeu kundër Vajadolidit me paraqitjen më të mirë të sezonit. Vajadolidi është një rival i ëmbël për Benzemanë, sepse edhe në takimin e fazës së parë ai i shënoi dy gola skuadrës me pronar Ronaldon. Pas Botërorit, Benzema e rinisi me 12 gola në 12 takime.

Më pas do të vinte një periudhë e ndërlikuar me vetëm një gol në 5 ndeshje për të shpërthyer të dielën e kaluar ndaj Vajadolidit me një tregolësh. Ançeloti e ka mbrojtur vazhdimisht golashënuesin e tij edhe në momentet më të vështira. Të dielën ai është shpaguar me tre gola dhe italiani nuk i ka kursyer përgëzimet.

“Benzema ka treguar një gjendje shumë të mirë. E ka ndihmuar shumë puna e pushimit”, tha Karlo. Tashmë Benzema ndjek me tri distanca larg Erling Halandin dhe Rashfordin si golashënuesi më i mirë pas Kupës së Botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"