Verdheblutë në “ajër”, Elbasani nuk ekziston as në… letër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2019 | 19:26

Verdheblutë në “ajër”, Elbasani nuk ekziston as në… letër

Klubi i futbollit të Elbasanit vazhdon të qëndrojë në “ajër” sa i përket sezonit të ri. Në një kohë kur ekipet e tjera jo vetëm që kanë nisur përgatitjet dhe po bëjnë afrime, por edhe kanë nisur takimet miqësore, në Elbasan nuk ka ende një datë se kur do të startojnë përgatitjet.

Elbasani

Drejtuesit kanë humbur çdo “gjurmë”, ndërkohë që futbollistët presin nga momenti në moment telefonatën që do t’i lajmërojë për nisjen e përgatitjeve. Çdo ditë që kalon është sigurisht në dëm të skuadrës verdheblu, sepse nuk do të kenë kohën e nevojshme për t’u përgatitur rreth sezonit të ri. Në fakt, ndonëse në pamje të parë duket si diçka e paprecedentë kjo që po ndodh me skuadrën elbasanase, tifozët në këtë qytet janë mësuar me këtë gjë, pasi pothuajse gjithnjë janë një nga klubet që i nisin të fundit përgatitjet.

Për këtë arsye, përpos shqetësimit që ekziston, në Elbasan nuk po e përjetojnë shumë keq faktin e mosnisjes së përgatitjeve. Megjithatë, historia ka treguar në të kaluarën se vonesat në përgatitje kanë ndikuar në rezultatet e klubit, ndaj edhe Elbasani vitet e fundit ka luftuar gjithnjë për mbijetesën në Kategorinë e Parë. Edhe këtë sezon kuptohet se ky do të jetë objektivi.

V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"