Ventura vazhdon “zboret” me Italinë, fton të rinj të tjerë në kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2017 | 20:35

Ventura vazhdon “zboret” me Italinë, fton të rinj të tjerë në kombëtare

Fitoret e njëpasnjëshme me Italinë dhe një formacion tejet i kolauduar aq sa kundër Shqipërisë nuk bëri asnjë ndërrim, nuk ndryshojnë mendimin e Xhampiero Venturës që “zboret” me futbollistë premtues janë më se të nevojshme. Ndërsa në Shqipëri një gjë e tillë është harruar prej vitesh, trajneri i Italisë sot ka publikuar listën e re me lojtarët që do të testojë këtë mesjavë.

ventura stage

Këtu janë përfshirë edhe emra të rinj, të cilët në një të ardhme të afërt vështirë të bëhen pjesë e kësaj përfaqësueseje. Por Ventura ka si synim që të vazhdojë deri në vitin 2020 dhe deri atëherë, një pjesë e madhe e tyre mund të jenë bërë emra të rëndësishëm në klubet ku luajnë e jo vetëm.

Lista e zborit të Italisë.

Portierë: Aleks Meret (Spal), Simone Skufet (Udineze).

Mbrojtës: Klod Axhapong (Sasuolo), Kristiano Biragi (Peskara), Davide Kalabria (Milan), Federiko Çekerini (Krotone), Kristian Dal’Orko (Sasuolo), Dos Santos Palmieri Emerson (Roma), Xhian Marko Ferrari (Krotone), Rolando Mandragora (Juventus), Filipo Romanja (Breshia).

Mesfushorë: Daniele Bazeli (Torino), Danilo Kataldi (Xhenoa), Manuel Lokateli (Milan), Lorenco Pelegrini (Sasuolo).

Sulmues: Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Kieza (Fiorentina), Federiko Di Françesko (Bolonja), Stefan El Sharaui (Roma), Diego Falçineli (Krotone), Roberto Ingleze (Kievo), Xhianluka Lapadula (Milan), Andrea Petanja (Atalanta).

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"