Venitet ideja e rikthimit të Pogba te Juventusi, Reali ofron 4 lojtarë për mesfushorin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 8:36

Venitet ideja e rikthimit të Pogba te Juventusi, Reali ofron 4 lojtarë për mesfushorin francez

Reali i Madridit rikthehet në sulm për Pol Pogbanë. Spanjollët, të cilët janë prej kohësh në gjurmët e ish-mesfushorit të Juventusit, kanë ndryshuar strategjinë për t’i plotësuar dëshirën trajnerit Zinedin Zidan.paul_pogba_manchester_united_1_0

100 milionë eurot e kërkuara nga Junajtid janë jashtë çdo diskutimi me krizën financiare që ka shkaktuar virusi, prandaj madrilenët kanë menduar tjetër strategji. Për t’i bindur “Djajtë”, ata janë gati të sakrifikojnë 4 lojtarë sipas “Corriere dello Sport”: Hames Rodrigezin, Oedgardin, Lukaz Vazkezin dhe Brahim Diazin.

Dhe ideja e një rikthimi të kampionit të botës në Torino venitet gjithnjë e më shumë, pavarësisht se Pogba nuk do të ishte kundër një transferimi te Juve. Në autobiografinë e tij “Unë Xhorxho”, kapiteni Kielini kujton për francezin: “Tri apo katër ditë në grumbullim pasi erdhi te ne, menduam se është me të vërtetë i fortë.pogbaaaa

Vinte nga të rinjtë e Junajtidit, me parametër zero dhe duke qenë shumë i ri mendonim se do të ishte një nga të shumtët e lojtarëve kalimtarë. Askush nuk e priste një kampion të tillë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"