Vendosi rekord për Anglinë duke i shënuar dy gola Shqipërisë, sulmuesi do të luajë në Botëror me… Ganën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 23:26

Vendosi rekord për Anglinë duke i shënuar dy gola Shqipërisë, sulmuesi do të luajë në Botëror me… Ganën

Dy gola të shënuar nga Edi Nketiah në fitoren 5-0 të Anglisë U21 ndaj Shpresave të drejtuara nga Alban Bushi në tetorin e vitit 2020, i dhanë mundësinë sulmuesit të ri të Arsenalit që të shkruante emrin e tij në librin e rekordeve të “tre luanëve”. Ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses U21 të Anglisë, me 16 gola të shënuar, por ky do të jetë rekordi i fundit që do të regjistrojë për britanikët.

nketiah u21

Mediat angleze bëjnë të ditur se Nketiah, duke parë se nuk po arrin të çajë në radhët e skuadrës së Garet Sauthgejt, ka vendosur që të përfaqësojë Ganën në të ardhmen. Bashkë me Tarik Lamptei, një tjetër futbollist të moshave të Anglisë, ai ka bërë kërkesën për të ndryshuar kombëtare dhe pritet që në javën e ardhshme të jenë në gjendje që të përfaqësojnë Ganën në arenën ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, pritet që Nketiah, i cili ka origjinë ganeze edhe pse është lindur e rritur në Angli, të jetë pjesë e kombëtares së Ganës për ndeshjet e këtij nëntori kur kjo e fundit të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Katar. Gana po synon një tjetër futbollist i cili ka luajtur me Anglinë, Kallum Hadson-Odoi, por ka më shumë vështirësi për të plotësuar dokumentacionin pasi ai ka veshur në tre ndeshje fanellën e Kombëtares A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"