“Vendosëm të shohim Manajn, e dimë çfarë jep Cikalleshi”, Zabaleta para ndeshjes: Është mirë të kesh një lojtar si Muçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 20:33

“Vendosëm të shohim Manajn, e dimë çfarë jep Cikalleshi”, Zabaleta para ndeshjes: Është mirë të kesh një lojtar si Muçi

Zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, ka shpjeguar ndryshimin që u bë në sulmin kuqezi me Manajn nga minuta e parë, teksa theksoi se nuk do të kishte ndryshme në rreshtimin taktik.

zabaleta

“Është një ndeshje miqësore, por nuk e kemi qasjen e ndeshjes si një miqësore. Prej 10 vitesh të gjitha ndeshjet janë të mira mjaftueshëm që duhet të shkosh me mentalitetin që të luash në 100%, ky është mentaliteti për t’u rritur. Sot është mundësia të tregojmë një paraqitje të mirë ndaj një ekipi si Kili dhe shpresojmë që të marrim një rezultat të mirë.

Këtë herë kishim tre opsione përpara. Ne mendojmë se është ndeshje e mirë për Manajn të luajë si titullar. Cikalleshi ka qenë gjithmonë, ne e dimë atë që mund të na dhurojë Cikalleshi. Në këto miqësore është mundësi të shohim të rinjtë, Manaj po luan mirë në Turqi, ndaj vendosëm që t’i japim atij minuta dhe të shohim si do të paraqitet me ne.

Mendoj që duke luajtur ndaj Kilit është diçka e ngjashme me atë që do të gjejmë në Europian. Ata janë të mirë, kanë lojtarë të mirë teknikisht, mbajnë topin. Nëse shohim skuadrat që kemi përballë në Europian, janë të ngjashme në këtë aspekt, duan të mbajnë topin dhe është një test i mirë në këtë aspekt.

Skema është e njëjta. shkojmë me 4 mbrapa, 2 mesfushorë, një organizator që është më afër qendrës së sulmit dhe krahët. Lojtarët e dinë çfarë bëjnë, asgjë nuk ndryshon. E rëndësishme është që të insistojmë me konceptet që dimë të bëjmë. Është ndeshja e parë pas shumë muajsh, ka qenë mundësia këto ditë që të tregojmë video dhe të përgatitemi në stërvitje, t’u tregojmë si duam që të luajnë. Shpresojmë që të ketë një përformancë të mirë dhe ata të argëtohen sonte.

Muçi? E shohim më shumë si numri 10, pas sulmuesit, Por ai mund të jetë edhe në krahë. Në ndeshjet e fundit te Beshiktash, ai ka ndryshuar pozicionin e tij atje. Por qartësisht është i mirë të luajë mes linjave, të kthehet, ka gjuajtje të mirë nga jashtë, ka shënuar nga distanca. Por të shohim, është mirë të kesh një lojtar që mund të shkojë në krahë dhe në qendër”, tha Zabaleta për “SuperSport” para ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"