Vendimtar me vetëm gjashtë prekje, shikoni statistikat dhe notën e Uzunit pas golit të shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 21:10

Vendimtar me vetëm gjashtë prekje, shikoni statistikat dhe notën e Uzunit pas golit të shënuar

Myrto Uzuni ishte protagonisti kryesor i Granadës në kampionat kundër Almerias, me sulmuesin e Kombëtares që hyri nga stoli dhe shënoi golin e barazimit, me skuadrën e tij që doli nga transferta me pikë.

uzuni

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 73’ dhe pas 13 minutash gjeti rrjetën.

“Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” statistikat e sulmuesit shqiptar, i cili e ka prekur vetëm gjashtë herë topin dhe ka bërë vetëm dy gjuajtje.

Gjithsesi ai u vlerësua me notën 7.2, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e tre golave në La Liga këtë sezon.

WhatsApp Image 2023-10-01 at 16.55.11

LEXO EDHE: VIDEO/ Dëmtimi nuk e ndal Uzunin, sulmuesi e nis nga stoli dhe shënon golin e radhës në La Liga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"