VIDEO/ Dëmtimi nuk e ndal Uzunin, sulmuesi e nis nga stoli dhe shënon golin e radhës në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 23:45

VIDEO/ Dëmtimi nuk e ndal Uzunin, sulmuesi e nis nga stoli dhe shënon golin e radhës në La Liga

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, vazhdon të jetë i pandalshëm në La Liga. Edhe pse i dëmtuar në periudhën e fundit, Uzuni vjen nga stoli dhe i mjaftojnë 13 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës.

bandicam 2023-10-01 15-54-07-612

Në ndeshjen ndaj Almerias, Uzuni u aktivizua për Granadën kur rezultati ishte në shifrat 3-2 për vendasit dhe në të 86-ën arriti të barazonte shifrat në 3-3.

SHIH VIDEO

Padyshim ky është një sinjal pozitiv për Kombëtaren dhe trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjes me Çekinë  më 12 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"