Vendimi i Komisionit të Disiplinës për Açerbin, Bepe Marota: Nuk them asgjë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 16:10

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për Açerbin, Bepe Marota: Nuk them asgjë…

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për të mos dënuar Françesko Açerbin ka qenë tema më e diskutuar në ditët e fundit në Itali.

marota

Skuadra e Interit nuk ka dalë me një deklaratë pas vendimit, ndërsa mediat kanë dashur që të pyesin administratorin Bepe Marota. I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të federatës ai ka dribluar gazetarët që i kanë drejtuar mikrofonin. “Nuk kam asgjë për të thënë”, ishte fjala e shkurtër e Marotës.

Zikaltrit vendosën që të mbanin një profil të ulët në këtë situatë dhe gjithçka u zgjidh në favor të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"