Vendimi i ashpër i Disiplinës, kryebashkiaku Gurra: Dhunë s’pati, por dënohemi më shumë se Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2019 | 18:30

Vendimi i ashpër i Disiplinës, kryebashkiaku Gurra: Dhunë s’pati, por dënohemi më shumë se Partizani

Vendimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës konsiderohet i ashpër prej Sopotit. Ekipi u dënua me 4 ndeshje pa tifozë pas incidenteve të ndodhura në fundin e takimit me Vllazninë B, ndaj kryebashkiaku Kastriot Gurra mundohet që t’i dalë për zot ekipit dhe tifozëve librazhdas.

Guea

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai shprehet se janë prerë në besë prej zyrtarëve të ndeshjes. “U habita kur mësova për dënimin me 4 ndeshje pa tifozë. Në Librazhd ka gjithmonë ‘fair play’, ndaj vendimi më erdhi si rrufe në qiell të hapur. U përpoqa të komunikoj me delegatin apo komisionerët që kanë marrë vendimin për të kuptuar çfarë është ky dënim dhe mbi çfarë kriteresh është marrë, por ishte e pamundur të lidheshe me ta.

Nuk isha atë ditë në stadium dhe kërkova menjëherë kasetën e ndeshjes. Në 93 minuta lojë, në asnjë moment nuk është ndërprerë takimi. Unë përfaqësoj një institucion dhe kurrsesi nuk do i dilja në mbrojtje dhunës, nëse do kishte ndodhur, dhe as dua të them se tifozët tanë janë engjëj.

Screenshot_20181127-001726_Instagram-01

Ka edhe nga ata që vijnë për të sharë dhe ofenduar, por sende në fushë apo dhunë nuk ka pasur. Është për t’u habitur se si po të njëjtët anëtarë të Disiplinës, për dhunën e ushtruar ndaj fotografit të Flamurtarit kur tifozët hynë në fushë, e dënuan Partizanin me dy ndeshje.

Ndërkohë që te ne askush nuk u rrah, askush nuk hyri në fushë dhe na dënojnë me 4 ndeshje. Absurde. Ndërsa kanë marrë këtë vendim, ankesën tonë lidhur me rregulloren, nuk e kanë marrë parasysh. Vllaznia B nuk mund të aktivizojë lojtarë që brenda 48 orëve kanë qenë të aktivizuar me ekipin e parë, Vllazninë. Anëtarët e kanë interpretuar sipas oreksit të tyre, duke mos e marrë fare parasysh.

agfasgfsd-770x470

Jemi në garë për t’u ngjitur një kategori më lart dhe ky penalizim për mua është tendencioz. Për këtë arsye i kam kërkuar shefit të klubit të apelojë vendimin dhe bashkangjitur me kërkesën për apelim, do të dërgojmë në federatë një DVD të komplet ndeshjes, duke shpresuar se do reflektohet. Pamjet flasin qartë”, përfundoi kryebashkiaku i Librazhdit.

Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"