Vendim i papritur, largohet trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2022 | 14:46

Vendim i papritur, largohet trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë

Ka largime nga Vora. Jo në radhët e lojtarëve, por të stafit teknik. Zv.trajneri Klevis Hoti ka shpallur “divorcin” dhe pritet që klubi shumë shpejt të emërojë pasuesin e tij. Lajmin e ka komunikuar ai vetë, ku shkruante:

KLEVIS HOTI

“Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi, fillimisht si futbollist dhe më pas si zv.trajner, me keqardhje nuk do të jem pjesë e Vorës. Jam shumë krenar për këto vite bashkë me kolegët e mi.

Bashkë arritëm që të dilnim dy herë kampion të Kategorinë e Dytë, duke e ngjitur në kategorinë ku konkurrojmë sot. I uroj shumë suksese ekipit dhe lojtarëve të mrekullueshëm.

Faleminderit Vora për gjithë këto vite që udhëtuam së bashku”, ka përfunduar Hoti.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"