Vendim i papritur, jep dorëheqjen administratori i klubit që ra në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 14:46

Vendim i papritur, jep dorëheqjen administratori i klubit që ra në Kategorinë e Dytë

Emiljano Gega jep dorëheqjen si administrator i Vorës. Pas 6 vitesh radhazi, ai ka hequr dorë nga ky pozicion. Vendimin e ka komunikuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku nuk ka ngurruar që të falënderoj gjithkënd me të cilin ka bashkëpunuar.

vora

“Aventura ime me Vorën mbyllet këtu. Para 6 vitesh kryebashkiaku më besoi dhe më dha mundësinë që unë bashkë me stafin tim të shkruanim historinë.

U shpallëm dy herë kampion në Kategorinë e Dytë. Gjithashtu, ia dolëm të ngjiteshim një kategori më lart, për herë të parë në këtë nivel dhe edhe këtu bëmë histori, teksa konkurruam në 4-shen më të mirë të këtij niveli gjatë sezonit të kaluar.

Sigurisht që ky sukses nuk ka qenë aspak i lehtë. Pasioni, përkushtimi dhe përzgjedhja e lojtarëve cilësorë, arritëm të bënim atë që nuk mund ta imagjinonim më parë.

Për mua kanë qenë 6 vite të bukura mbresëlënëse. Patëm momente kohe të lumtura, që kurrë nuk do t’i harroj, por kemi kaluar edhe ditë të trishtueshme, ku së bashku kemi qeshur, por edhe qarë.

Tani është koha për të ecur përpara në projekte të reja”, shkruante mes tjerash.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"