“Vëllazërore” me drita në “Elbasan Arena”, skuadra e Nevil Dedes barazon ndaj Drenicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 21:45

“Vëllazërore” me drita në “Elbasan Arena”, skuadra e Nevil Dedes barazon ndaj Drenicës

AF Elbasani dhe Drenica zhvilluar pasditen e sotme një test miqësor në “Elbasan Arena” që u mbyll me shifrat e barabarta 1-1. 

drenica

Verdheblutë e Nevil Dedes gjetën rrugën e rrjetës me brazilianin Leo Melo, ndërkohë për miqtë nga Kosova realizoi Hamiti në minutën e 60-të. 

Kjo miqësore u shërbeu të dy trajnerëve për të parë gjendjen e futbollistëve gjatë fazës përgatitore. Vlen të theksohet fakti se, Kategoria e Parë starton me 19 janar, ku Elbasani do të presë në shtëpi ekipin e Korabit. 

Ndërkohë edhe kuqezinjtë e Drenicës, militojnë në Ligën e Parë në Kosovë, teksa objektiv mbetet rikthimi në elitë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"