Veleçiku-Besëlidhja/ Rustemi: Lezhjanët s’na trembin. Bardhi: Duhet të rregullojmë shënjestrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 11:41

Veleçiku-Besëlidhja/ Rustemi: Lezhjanët s’na trembin. Bardhi: Duhet të rregullojmë shënjestrën

BESËLIDHJA – Besëlidhja do ta mbyllë fazën e parë të kampionatit me përballjen e sotme në fushën e Veleçikut. Të shtunën e shkuar, lezhjanët ngecën një barazim pa gola në shtëpi, çka ka pezmatuar stafin. Në transfertën e Koplikut, skuadra do të udhëtojë me të vetmen shpresë, rikthimin në fitore. Këtë e pohon trajneri edhe Sinan Bardhi, që për “Panorama Sport” thotë: “Barazimi i së shtunës na ka mërzitur shumë. Duhej të fitonim dhe mundësitë i kishim. Lojtarët nuk ditën t’i shfrytëzojnë rastet për gol. Ai barazim nuk duhej të ndodhte, pasi na largoi nga objektivat.
sinan bardhi
Ditët që kishim në dispozicion i kemi shfrytëzuar për të rregulluar shënjestrën, sepse në çdo ndeshje të luajtur rastet për shënim nuk na kanë munguar. Kam shumë besim te djemtë se do të bëjnë autokritikë për gabimet e së shkuarës. Duam ta mbyllim këtë vit me rezultate pozitive dhe besoj se do t’ia dalim. Diferenca prej 6 pikësh nuk na tremb. Jemi ende në hapat e para të sezonit, ndaj koha që kemi në dispozicion është e mjaftueshme për të rikuperuar. Ardhja në provë e 3 futbollistëve serb them se do të rezultojë e suksesshme”, deklaroi Sinan Bardhi.

RUSTEMI
VELEÇIKU – Veleçiku i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen kundër Besëlidhjes, takim që do të luhet për llogari të javës së 9-të të kampionatit. Programi i këtyre seancave ishte hartuar me shumë kujdes nga trajneri Rrustemaj, i cili i ka dhënë prioritet veprimeve tekniko-taktike dhe goditjeve në portë. Në prag të sfidës me lezhjanët, në një prononcim për “Panorama Sport”, trajner Ardi Rrustemi u shpreh kështu: “Dy takimet e fundit, atë të luajtur në shtëpi me Vorën dhe transferta me Partizani B, na kanë bërë besimplotë se do t’ia dalim edhe sot në ‘Reshit Rusi’. Kundërshtari është një ekip i fortë dhe synon Superioren, megjithatë kjo nuk na tremb. U kam kërkuar djemve të japin maksimumin në fushë dhe i vetmi rezultat që dua nga ky takim është fitorja. Ta mbyllim këtë fazë të parë edhe me këto tre pikë të mundshme për t’u larguar nga zona e ferrit. Le t’ia bëjmë dhuratë për festat e fundvitit tifozëve tanë”, deklaroi Rrustemaj.

PRENG GJIKOLA

B.RAMEKAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"