Vazhdojnë hetimet për dramën e Leisterit, në helikopter edhe ish-mis Tajlanda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 14:31

Vazhdojnë hetimet për dramën e Leisterit, në helikopter edhe ish-mis Tajlanda

Vazhdojnë hetimet në Angli në lidhje me rrëzimin e helikopterit, ku humbi jetë presidenti i Leisterit, Vikai Srivadhanaprabha. 60-vjeçari ishte i martuar dhe me 4 fëmijë. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë arsyet që sollën këtë aksident tragjik, duke i kushtuar vëmendje personave që humbën jetën.

5516518-0-image-a-2_1540772698778

Në listën e viktimave që humbën jetën nga aksidenti i ndodhur në Leister ka qenë edhe Nursara Sukjh-composite-helicopter-crashnamai, bukuroshja tajlandeze që zuri vendin e dytë në Miss Univers  2005.

 

Nursara ishte e famshme për videot e jogave dhe gjimnastikës. Në Instagram ajo ka të publikuar foto të shumta me lojtarët e Leisterit. Sipas mediave, bukuroshja do të shkonte në aeroportin e Lutonit, ku do të merrte avionin për në Tajlandë, por e shtuna ka rezultuar tragjike për të, që humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"