Vatër e “nxehtë” e Koronavirusit, klubi i Serisë A raporton edhe një rast tjetër pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 12:23

Vatër e “nxehtë” e Koronavirusit, klubi i Serisë A raporton edhe një rast tjetër pozitiv

Skuadra e Torinos është bërë vatër e “nxehtë” e koronavirusit në Itali. Skuadra granata ka raportuar edhe një tjetër rast pozitiv ditën e sotme duke e dërguar në 10 numrin e të infektuarve në shtëpinë e skuadrës torineze.

FC Torino - Bologna

8 lojtarë dhe 2 pjestarë të stafit teknik janë evidentuar pozitiv me COVID-19 pas testit të tamponit të kryer ditën e djeshme.

Tek klubi piemontez janë zbuluar raste të variantit britanik të koronavirusit dhe sakaq janë anuluar dhe stërvitjes së skuadrës dhe përveç sfidës së anuluar ndaj Sasuolos e cila ishte e programuar të zhvillohej mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 20:45, thuhet se edhe ndeshja e së martës ndaj Lacios në “Olimpico” të Romës.

Lajmin e evidentimit të një rasti tjetër pozitiv e ka publikuar vetë klubi i Torinos me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË TORINOS –

“Klubi i Torinos komunikon se gjatë analizave të kryera me tampon ditën e djeshme është evidentuar edhe një rast tjetër pozitiv. Edhe gjatë ditës së sotme skuadra nuk do të zhvillojë stërvitje, në përputhje me protokollin antiCOVID të Autoriteteve Shëndetësore.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"