Uzuni: Luajtëm në një fushë pa presion, në Kategorinë e Parë mbytesh në shkelma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 15:54

Uzuni: Luajtëm në një fushë pa presion, në Kategorinë e Parë mbytesh në shkelma

“Ishim duke luajtur në një fushë pa presion, ku luhet futboll i hapur. Penalltia vendosi barazpeshën dhe na dha më shumë motivim. Jemi skuadër e re por besoj se nga ndeshja në ndeshje, lojtarët po rriten të gjithë, po përfitojmë eksperiencë. Jam i lumtur se luajmë njëlloj si jashtë, ashtu edhe brenda.

Uzuni

Kundërshtari më i vështirë? Normale, Skënderbeu. Do veçoja Skënderbeun.  Kam qënë pjesë e Apolonisë në Superiore por nuk ia dolëm të mbijetonim. Jam i lumtur që presidenti Laskja besoj te mua. Në Superiore luhet më futbollin i hapur. Në Kategorinë e Parë sikur mbytesh, aty luajnë me shkelma dhe nuk ka vizion loje” u shpreh Myrto Uzuni pas ndeshjes për “Supersport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"