Ultimatumi i Gilman Likës: Zero gabime ndaj Kamzës. Na duhen pikët, jo lojërat e bukura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 16:30

Ultimatumi i Gilman Likës: Zero gabime ndaj Kamzës. Na duhen pikët, jo lojërat e bukura

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, ka qenë një nga lojtarët që ka shprehur deri në fund që Vllaznia mund të kualifikohej ndaj Tiranës. Pavarë- sisht se një “ish” i skuadrës bardheblu, Lika ka shprehur edhe mërzinë e tij për mosarritjen e kualifikimit për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

lika karabeci

Sipas tij, skuadra shkodrane në takimin e dytë, jo vetëm që ka merituar atë fitore të arritur, por edhe mund të kishte përmbysur rezultatin e takimit të parë që bardheblutë arritën në kryeqytet. “Më vjen keq që nuk kemi arritur që të marrim më shumë se një fitore minimale në takimin e dytë. Mendoj se gabimet e bëra në përballjen e parë na ndëshkuan, kjo nisur nga vetë rezultati. Skuadra mendoj se ka zhvilluar një përballje shumë të mirë në takimin me Tiranën.

Mund të merrnim më tepër, pasi kemi zotëruar të gjithë lojën dhe shanset nuk na kanë munguar. Për këtë më vjen keq, pasi jemi larguar herët nga Kupa”, u shpreh mesfushori.

Gilman-Lika-Vllaznia-prezantimi-3

KAMZA – Nesër Vllaznia ka një tjetër përballje tejet të vështirë dhe të rëndësishme tani në kampionat, atë përballë Kamzës. Largimi nga Kupa u kalua si pa u ndier për vetë faktin se pozitat e kuqebluve në kampionat janë më të vështira se asnjëherë tjetër. Vendi i parafundit, që do të thotë rënie nga kategoria, duhet lënë medoemos prapa në renditje dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse skuadra do të bëjë mirë detyrat e shtëpisë që në takimin e radhës ndaj Kamzës.

“Mund të them se të shtunën kemi një përballje tejet të vështirë ndaj ekipit të Kamzës. Ecuria e kësaj skuadre në këtë kampionat ka treguar se nuk është një skuadër që mund të kalohet lehtë. Për pozitat në të cilën edhe ndodhemi, është një përballje ku nuk njihet asnjë rezultat tjetër veç fitores. Mendoj se skuadra po tregon lojëra në rritje dhe normalisht do të vijnë edhe rezultatet pozitive. Shpresoj që të gabojmë sa më pak në këtë takim, pasi jo rrallëherë jemi ndëshkuar nga gabimet tona. Në këtë përballje nuk kemi asnjë objektiv tjetër veç arritjes së fitores. Ky është i vetmi rezultat që do të na jepte pak qetësi në këto momente”, ka deklaruar kapiteni kuqeblu, Gilman Lika.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"