Nderim special për Vokrrin,UEFA mban një minutë heshtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 21:16

Nderim special për Vokrrin,UEFA mban një minutë heshtje

Zëvëndësi i të ndjerit Fadil Vokrri, Agim Ademi dhe menaxheri i licensimeve, Bajram Shala, po e përfaqësojnë shtetin e Kosovës në kongresin që po mban FIFA dhe në ceremoninë e hapjes së botërorit.

kongres

Nesër do të mbahet ekzaktësisht kongresi në orën 9:00 por sot presidenti Ceferin ka mbajtur një takim më para me anëtarët e kësaj mbledhjeje. Takimi ka nisur me një minutë heshtje në nder të Fadil Vokrrit që u nda nga jeta disa ditë më parë nga një sulm në zemër. Ceferin shprehu një gatishmëri maksimale për ta ndihmuar Kosovën që të eci në rrugën që kishte nisur legjenda e futbollit kosovar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"