Udhëkryqi historik/ Formacioni fantastik që ka qarkulluar nga Firence në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 20:55

Udhëkryqi historik/ Formacioni fantastik që ka qarkulluar nga Firence në Torino

Kur sheh urrejtjen që ekziston mes Fiorentinës dhe Juventusit, mund të kuptohet qartësisht se “Zonja e Vjetër” ka përfituar shpesh nga madhështia e tyre si klub, por edhe nga fuqia historike ekonomike për t’u rrëmbyer vjollcëve disa prej yjeve të tyre më të mëdhenj.

Fiore-Juventus

Por ka pasur edhe nga ata lojtarë që kanë bërë udhëtimin e kundërt, pra nga Torino në Firence. Dhe formacioni është vërtet nga ata fantastikët, një skuadër e plotë, të cilën edhe Seria A aktuale do ta kishte pasur zili.

Formacioni

Në portë Neto që la vjollcët në 2015-ën për Juventusin; në mbrojtje Kuadrado, kapiteni aktual bardhezi Xhorxho Kielini, ndërsa nga Torino në Firence kanë lëvizur legjenda si Shirea dhe “pirati” Torriçeli; në mesfushë “ushtari” Di Livio la Juventusin pasi fitoi gjithçka, Felipe Melo u ble 25 milionë në 2009-ën nga “Zonja” duke shkaktuar shumë zhurmë, ashtu sikurse Bernardeski në 2017-ën për 40 milionë euro; në sulm ajka e ajkës, Kieza nga 2020 për 60 milionë euro, Roberto Baxho në vitin 1990, ndërsa udhëtimin e kundërt e bëri Adrian Mutu, duke zbarkuar te Fiorentina në 2006-ën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"