U17/ Tirana merr kreun, ngec Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2016 | 18:32

U17/ Tirana merr kreun, ngec Skënderbeu

u17Spektakël i bardhebluve ndaj Akademisë

Akademia – Tirana    1-3

Golat: Hadëraj 5’ / Zenuni 3’, Beshiraj 17’, Burgaj 80+2’

Akademia: Hani (Hoxha 58’), Haxhillari, Agalliu (Lluka 66’), Jahelezi, Trokthi, Tuci (Daja 30’), Rada, Hajdëraj (Kullaj 63’), Koleci (Ballgjini 58’), Brahilika, Daxha. Trajner: A.Bozo

Tirana: Mati, Dragosha, Cake, Tamizi, Xhepa (Burgaj 58’), Dingu (Kumanova 68’), Xhymerti (Llanaj 68’), Topalli (Isha 66’), Beshiraj (Peti 54’), Zenuni, Keqa. Trajner: S.Mema

Gjyqtarët: K.Bajramaj, R.Shaba, D.Tomori (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Koleci 48’, Hoxha 80+3’ / Peti 80+3’

 

Tirana e rinis kampionatin me një fitore bindëse ndaj Akademisë në shifrat 3-1. Pas fitimit për herë të parë të Kupës së Shqipërisë, të besuarit e Sulejman Memës vijuan ecurinë pozitive, duke marrë provizorisht kreun në Grupin A, teksa tashmë presin hapin fals të Shkëndijës rivale, që luan të mërkurën kundër Laçit. Ndaj Akademisë u duk se Tirana do ta kishte të lehtë fitoren, por ka hasur në rezistencën e kundërshtarit. Në 17 minutat e para janë shënuar 3 gola. Fillimisht ishte Ronaldo Zenuni që e kaloi në avantazh Tiranën, por menjëherë ka ardhur reagimi i Akademisë pas vetëm dy minutash. Xhoi Hajdëraj barazon shifrat, ndërsa rezultati 1-1 zgjat pak. Në minutën e 17-të, është Mario Beshiraj që e kalon përsëri Tiranën në avantazh.  Pas krosimit të Dingut, ai godet bukur me kokë dhe shënon. Në fraksionin e dytë është skuadra e Akademisë, e cila luan mirë dhe ka disa raste për të barazuar, por Koleci, Daxha, Brahilika shpërdorojnë. Në fund, Burgaj shënon golin e sigurisë për skuadrën bardheblu.

Abdulla Dushku

 

 

Tripletë e Parubit

Vllaznia – Olimpiku  3-0

Golat: Parubi 23’, 68’, 73’

Vllaznia: Kurtula, Mehja, Rahova, Tahiraga, Dani, Smajli, Hasa, Hoxha, Marinaj, Palushi, Parubi. (U aktivizuan: Qarri, Boriçi, Doçaj, Rexhepi, Mehja). Trajner: N.Zhejani

Olimpiku: Zagani, Hasrama, Dushku, Kodra, Ruço, Spahiu, Nela, Gasa, Koçi, Bala, Tota. (U aktivizuan: Hasmuça, Hyka, Zhugli, Gapi).

Trajner: E.Ruço

Gjyqtarë: E.Gjoka, D.Përndreca, E.Pjetrushi (Lezhë)

 

Vllaznia-Olimpiku ka vetëm një emër: Parubi. Talenti shkodran ka shënuar dje tre gola, duke qenë protagonist absolut i fitores ndaj Olimpikut. Shkodranët e vegjël kanë shënuar fillimisht në minutën e 23-të, ndërsa më pas kanë realizuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Parubin. Olimpiku nuk kishte forcën e duhur për të reaguar.

Admir Uruçi

 

 

Vonesa dhe… barazim

Brians – Partizani   1-1

Golat: Tokrri 9’ / Daci 77’

BRIANS: Basha, A.Marku, Përdeda, Ndoi, Gjinaj, Rica, E.Marku, Veseli, Delaj, Kruja, Tokrri. (U aktivizuan: Haxhia, Dedgjonaj).

Trajner: A.Nika

PARTIZANI: Aliko, Noka, Xhafa, Demiri, Vogli, Çali, Ismaili, Daci, Haxhiu, Boxhani, Kodra. (U aktivizuan: Biti, Gjyla, Spahiu).

Trajner: N.Çoçlli

Gjyqtarë: B.Qato, K.Cenaj, A.Hila (Durrës)

Kartonë të verdhë: Ndoi 48’, Rica 68’ / Daci

 

Ndeshja mes Briansit dhe Partizanit nisi me mbi 1 orë e gjysmë vonesë. Të kuqtë nuk u paraqitën në orarin e parashikuar për shkak të bllokimit të disa rrugëve në kryeqytet. Loja ishte e ekuilibruar, por starti i buzëqeshi Briansit, që shënoi me Tokrrin. Rastet ishin të shumta për të dy ekipet, derisa në fund Partizani barazoi me Dacin.

Abdulla Dushku

 

 

Teuta ndal Elbasanin

Teuta – Elbasani     3-0

Golat: Gumeni 18’, Hoxha 56’, Koka 72’

Teuta: Shala, Mema, Stefhasani, Konçi, Ujka, Shtama, Gumeni, Hoxha,  Parroj, Shytemerja, Pistollja. (U aktivizuan: Çollaku, Koka, Syziu, Mustafallari). Trajner: Sh.Kuçi

Elbasani: Dosti, Pali, Bogdani, Asllani, Bajrami, Moli, Bebi, Bajrami, Selimaj, Hanoli, Terolli. (U aktivizuan: Ramazoti, Xhija, Sadiku, Muça, Teta). Trajner: S.Dalipi

Gjyqtarë: A.Meçani, F.Shkëmbi, A.Doda (Tiranë)

 

Teuta fiton bindshëm ndaj Elbasanit dhe afrohet me ekipet e kreut. Ishte një ndeshje që nuk pati shumë histori, pasi djemtë e Kuçit dominuan totalisht. Gumeni, që në minutën e 18-të i kaloi në avantazh durrsakët, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Hoxha dhe Koka. Miqtë, edhe pse u përpoqën, nuk arritën të shënonin as golin e nderit.

Jeton Rexhmati

 

 

Pogradeci befason blutë

AF Dinamo – Pogradeci 1-2

Golat: Muraj 18’ / Hykollari 48’ (11-m), Dragoi 73’

AF Dinamo: Hoxha, Brahja, Ndreu (Hasani 56’), Balla (Alla 67’), Jaku, Plaku (Bojaxhi 74’), Varfi (Duqi 77’), Peçi, Nurja, Lutaj (Bana 49’), Berberi. Trajner: S.Malko

Pogradeci: Totolaku, Hykellari, Biba (M.Maxhari 41’), Alimi, Bego (Hysenllari 41’), E.Maxhari, Gjoma (Hamzallari 69’), Rusi, Hyko (Dervishllari 75’), Dragoj, Hukollari (Demaj 88’). Trajner: J.Gjata

Gjyqtarë: H.Rakipi, S.Hanaj, A.Marko (Patos)

 

AF Dinamo është mposhtur në shtëpi nga Pogradeci, në një ndeshje ku e nisi në mënyrën më të mirë. Muraj shënoi për blutë, por pjesa e dytë ishte tejet zhgënjyese. Pogradeci mori frenat e lojës në dorë dhe arriti të barazojë me Hykollarin nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas, afër fundit është Dragoi ai që do t’i gëzojë pa masë liqenorët.

Abdulla Dushku

 

 

Shkëlqen Internacionali

Internacional – Porto 6-2

Golat: Çela 20’, Selenica 25’, Osmani 35’, Kazhani 68’, 71’, 78’ / Pllumbi 57’, Tushaj 65’

Internacional: Kodra, Hekuri, Vogli, Selenica, Basha, Blakçori, Selenica, Murja (Tafa 76’), Çela (Jovani 57’), Curri, Osmani (Kazhani 41’). Trajner: L.Sengla

Porto: Gega, Dobra (Përgjini 56’), Toma, Gruda, Danaj, Gjeçi (Bibaj 76’), Tushaj, Mandreca (Gjonaj 46’), Pllumbi, Berisha, Prendi. Trajner: H.Hoxha

Karton i verdhë: Tusha 30’

 

Internacionali ka shpartalluar dje Porton me shifrat 6-2. Skuadra e drejtuar nga Luan Sengla ka qenë në një ditë të shkëlqyer, teksa protagonist u bënë Çela, Selenica dhe Osmani në pjesën e parë, të cilët kanë shënuar 3 gola. Porto reagoi dyke shënuar dy herë, por gjithsesi Xhuljo Kazhani ishte i papërmbajtshëm me një tripletë.

Abdulla Dushku

 

 

Ngjitet Flamurtari

Besa – Flamurtari    0-2

Golat: Aliaj 15’, Haruni 70’

Besa: Dobjani, Kacbufi, Vogli, Ceka, Xhindole, F.Qarri, Allaj, Zhava, Gjongecaj, Kola, Cara. (U aktivizuan: Damarja, Daja, Gjoci, Kasa, Kaja). Trajner: I.Duro

Flamurtari: Qirko, M.Qarri, Bajramaj, Xhaferraj, Skraparlliu, Zeqaj, Lekaj, Zano, Aliaj, Haruni, Malaj. (U aktivizuan: Borakaj, Mata, Hysaj, Musaraj, Ferraj). Trajner: D.Resuli

Gjyqtarë: E.Jahaj, E.Hasanaj, Xh.Agolli (Fier)

Kartonë të verdhë: Kaçbufi / Zeqaj, Zano

 

Flamurtari ka mposhtur Besën me shifrat 2-0, me nga një gol në çdo pjesë. Kavajasit e vegjël kanë qenë të pafat, pasi krijuan disa raste për shënim, por goli nuk erdhi. Miqtë surprizuan Besën në minutën e 15-të, kur Aliaj shënoi. Ky gol goditi psikologjikisht lojtarët kavajas, që e pësuan sërish nga Haruni në fundin e lojës.

Feriz Ferizaj

 

 

Korçarët ndalen, Dinamo gol nga kornia

Skënderbeu – FK Dinamo     1-1

Golat: Goskova 64’ / Berisha 26’

Skënderbeu: Braçe, Lisi, Tako, Koçibelli, Ndoci (Goskova 60’), Shaqe, Dede (Liqeri 41’), Ferhati (Kaposhi 60’), Vangjeli, D.Liçi, Dinglloshi. Trajner: G.Liçi

FK Dinamo: Koromane, Lami (Çipuri 62’), Masha, Liçaj (Sina 65’), Qoshku (Çina 46’), Osmanaj, Koçani, Kalaja, Berisha, Rama, Zeqiri (Paci 49’)???. Trajner: Xh.Lloshi

Gjyqtarë: G.Kamolli, E.Demiraj, A.Doce (Pogradec)

Kartonë të verdhë: Liçaj 38’, Rama 50’, Masha 55’

 

Skënderbeu për paratërinj, që kryeson bindshëm Grupin B të Kategorisë Superiore, ka gabuar të shtunën në shtëpi ndaj FK Dinamos. 45 minutat e para të ndeshjes i ka ndjekur nga afër edhe Marcelo Troisi, që tashmë punon si menaxher i Skënderbeut. Për t’u veçuar është fakti se ndeshja u zhvillua në një mot me shi dhe erë të fortë. Kjo bëri që të dy ekipet të mos dilnin në lojën e tyre. Në pjesën e parë pati pak raste shënimi. Dean Liçi rrezikoi në minutën e 17-të, teksa topi i gjuajtur prej tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Duhet të vinte minuta e 26-të, që miqtë të kalonin në avantazh. Është Berisha që ekzekuton me një goditje këndi dhe shënon një supergol. Në pjesën e dytë, bardhekuqtë hidhen në sulm për të barazuar rezultatin. Dhe goli i barazimit do të vinte në minutën e 64-t, kur Koçibelli në një goditje dënimi gjuan fuqishëm, portieri Koromane nuk arrin ta presë topin dhe atje afër Goskova barazon rezultatin. Edhe pse korçarët u munduan të shënonin golin e dytë, gjithçka u mbyll me shifrat 1-1.

Llazi Saro

 

 

Në Fier vendos Disha

Apolonia – Shkëndija e Durrësit 0-1

Golat: Disha 79’
Apolonia: Bakaj, Dogani, Dakllaj, Lushaku, Gashi, Mihana, Pllumaj, Fasko, Grëmbi, Gjata, Hoxhaj. Trajner: O.Çuko

Shkëndija e Durrësit: Dema, Karepi, Hoti, Gjata, D.Hoxha, Dardha, Kastrati, Habibi, Reçi, Disha, M.Hoxha. (U aktivizuan: Qosja, Spahiu, Dervishi). Trajner: A.Kërçova
Gjyqtarë: A.Mezanaj (Vlorë)

 

Shkëndija e Durrësit ka marrë tri pikë të arta në Fier. Ka qenë një ndeshje e bukur, me rivalitet dhe luftë të fortë sportive. Apolonia krijoji epërsi të lehtë në pjesën e parë, por mungon goli. Edhe në pjesën e dytë, loja ishte e ekuilibruar. Kur mendohej se do të përfundonte në barazim, në limitin e takimit shënon Disha.

Mikel Mbriçaj

 

U-17/ Kategoria Superiore

 

Grupi A   

 

Java 14    (14.02.2016)

Brians-Partizani     1-1

Akademia-Tirana 1-3

Vllaznia-Olimpiku    3-0

Internacional-Porto  6-2

Laçi-Shkëndija e Tiranës   (të mërkurën)

 

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Tirana 12 0    2    44-15      36
  2. Shkëndija T. 11 1 1    47-10      34
  3. Vllaznia 8 3    3    30-11      27
  4. Internacional 6 2    6    27-27      20
  5. Porto 6 0    8    25-34      18
  6. Partizani 3 7    4    21-18      16
  7. Laçi 3 3    7    21-41      12
  8. Olimpiku 4 0    10   15-37      12
  9. Brians 3 2    9    17-33      11
  10. Akademia 3 2    9    20-41      11

 

Java e 15-të    (21.02.2016)

Tirana-Internacional (10:00)

Olimpiku-Laçi   (10:00)

Shkëndija e Tiranës-Akademia    (10:00)

Porto-Partizani (10:00)

Vllaznia-Brians (10:00)

 

 

Grupi B

 

Java 14    (14.02.2016)

Besa-Flamurtari 0-2

Teuta-Elbasani  3-0

Skënderbeu-FK Dinamo 1-1

AF Dinamo-Pogradeci  1-2

Apolonia-Shkëndija e Durrësit   0-1

 

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Skënderbeu 11 3    0    39-11      36
  2. Flamurtari 8 3    3    19-6       27
  3. Shkëndija D. 7 4 3    24-13      25
  4. Elbasani 6 6    2    16-15      24
  5. Teuta 7 2    5    21-21      23
  6. Pogradeci 6 0    8    25-31      18
  7. AF Dinamo 5 2    7    18-23      17
  8. FK Dinamo 3 5    6    16-20      14
  9. Besa 2 1    11   16-31      7
  10. Apolonia 1 2    11   13-36      5

 

 

Java e 15-të    (21.02.2016)

Shkëndija e Durrësit-Teuta (10:00)

Pogradeci-Flamurtari (10:00)

Skënderbeu-Besa (10:00)

Elbasani-AF Dinamo   (10:00)

FK Dinamo-Apolonia   (10:00)

 

 

Kategoria e Parë

 

Grupi A

 

Java 9     (21.02.2016)

Kastrioti-Kukësi     (10:00)

Shkëndija B. e Tiranës-Besëlidhja    (10:00)

Iliria     pushim

 

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Shkëndija B. 6 0 1    22-7 18
  2. Kukësi 5 1    2    24-9 16
  3. Besëlidhja 4 0    4    15-11 12
  4. Iliria 3 2    3    21-22 11
  5. Kastrioti 2 1    4    6-21 7

 

 

Grupi B

 

Java 9     (21.02.2016)

Vlora-Luftëtari (10:00)

Lushnja-Butrinti     (10:00)

Tomori-Fieri    (10:00)

Bylisi     pushim

 

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Lushnja 6 1    0    21-2 19
  2. Luftëtari 5 0    1    27-10 15
  3. Tomori 4 0    3    11-13 12
  4. Fieri 3 1    3    12-12 10
  5. Butrinti 2 1    4    18-19 7
  6. Vlora 2 1    4    14-16 7
  7. Bylisi 0 0    7    8-38 0

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"