U transferua me shumë bujë në verë, lojtari drejt largimit nga Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 15:25

U transferua me shumë bujë në verë, lojtari drejt largimit nga Milani

Rade Kruniç u transferua te Milani në merkaton e verës, teksa në arkat e Empolit u derdhën 8 milionë euro.rade krunic

Megjithatë aventura e mesfushorit te kuqezinjtë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi deri tani është aktivizuar vetëm 45 minuta.

Thuhet se lojtari nuk është në planet e trajneri të ri, Stefano Pioli dhe në merkaton e ardhshme mund të largohet.

Kruniç pritet të largohet nga kuqezinjtë në janar, dhe destinacioni i mundshëm me shumë mundësi do të jetë Xhenoa. 26-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Xhenoas, Aurelio Andreacoli, i cili e ka pasur më parë edhe te Empoli, dhe drejtuesit xhenovez duan t’ia plotësojnë këtë dëshirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"