U transferua me bujë te Dinamo e Zagrebit, Hoxha: Falënderoj Shqipërinë, por ende nuk kam vendosur për kë Kombëtare do të luaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 20:51

U transferua me bujë te Dinamo e Zagrebit, Hoxha: Falënderoj Shqipërinë, por ende nuk kam vendosur për kë Kombëtare do të luaj

Arbër Hoxha u transferua nga Slaven Belupo te Dinamoja e Zagrebit. Sulmuesi 25-vjeçar është në dilemë sa i përket zgjedhjes, për cilën përfaqësuese do të luajë, Kosovën apo Shqipërinë. Hoxha, së fundmi u shpreh se ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do veshë fanellën kuqezi apo apo atë të dardanëve.

arber hoxha

“Nuk e kam menduar atë pjesë, por e falënderoj Kombëtaren shqiptare. Ata më kontaktuan edhe sa isha pjesë e Slaven Belupos edhe më dhanë pasaportën shqiptare.

Por, ende nuk e kam marrë vendimin për të luajtur për Kombëtare. Tani jam duke e shijuar momentin këtu ku gjendem. Mbetet për të punuar shumë dhe me korrë suksese me Dinamon” – tha Arbër Hoxha për emisionin “Favorit” në T7.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"