U tall me shokun e ekipit, ylli i Sitit akuzohet për racizëm dhe rrezikon skualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 18:11

U tall me shokun e ekipit, ylli i Sitit akuzohet për racizëm dhe rrezikon skualifikimin

Një shaka e Benardo Silvës në “Twitter” me shokun e ekipit Benajmin Mendi, mund t’i kushtojë atij disa ndeshje skualifikim.silva meny

Në 22 shtator, portugezi postoi në “Twitter” një foto ku tallej me shokun e tij të skuadrës Mendi. Megjithatë për këtë shaka të bërë, Silva është akuzuar për sjellje të pahijshme nga Federata Angleze e Futbollit.

Portugezi akuzohet për racizëm në drejtim të shokut të tij dhe rrezikon të marrë një skualifikim me 3 ndeshje mos lojë. Mesfushori mori mbështetjen e Mendi, Stërling dhe Guardiolës, të cilët kanë këmbëngulur se kjo ishte thjesht në formën e një shakaje, por personat përgjegjës kundër racizmit kanë kërkuar të hetohet kjo.

Menjëherë pas kësaj 25-vjeçari e ka fshirë postimin e tij, por tani pritet vendimi i federatës ku të gjithë shpresojnë që të mos ketë një dënim në drejtim të futbollistit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"