U stërvit me Vllazninë, mesfushori largohet nga Shqipëria dhe firmos me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 16:40

U stërvit me Vllazninë, mesfushori largohet nga Shqipëria dhe firmos me…

U stërvit afro dy muaj me Vllazninë, por përfundoi vetëm pak kilometra larg Shkodrës, pikërisht në qytetin e Tuzit në Malin e Zi.

Maloku

Bëhet fjalë për mesfushori me tipare sulmuese, Elvir Maloku, i cili dje është prezantuar nga FK Deçiç, që bën pjesë në Superligën malazeze.

Presidenti shqiptar i këtij klubi, Pal Dreshaj, ka bindur Malokun për të firmosur me Deçiçin. Mesfushori shqiptar që është formuar si lojtar te Hajduk Split, nuk pranoi ofertën e bërë nga drejtuesit e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"