U shpartallua nga Siti në gjysmëfinale, Kurtua bën tifo për Interin: Shpresoj që zikaltërit të fitojnë Championsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 20:28

U shpartallua nga Siti në gjysmëfinale, Kurtua bën tifo për Interin: Shpresoj që zikaltërit të fitojnë Championsin

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua në një intervistë për “Prime Video” foli për finalen e Championsit mes Mançester Sitit dhe Interit në 10 qershor në Stamboll. Ai deklaroi se mbështet zikaltërit për një arsye specifike:haland kurtua

“Shpresoj që Lukaku të fitojë Championsin, natyrisht nga ana tjetër tek Siti është bashkëlojtari im tjetër i kombëtares De Bryjn, por unë e njoh Romelun më shumë dhe e respektoj shumë”, deklaroi belgu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"