U shpall kampion bote, Matuidi ka në mendje një “çmenduri” për të shlyerë premtimin e dhënë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 10, 2018 | 9:20

U shpall kampion bote, Matuidi ka në mendje një “çmenduri” për të shlyerë premtimin e dhënë

Katër vite më parë shpëtoi, për fatin e tij të keq, nga Gjermania që eliminoi Francën në çerekfinale dhe i evitoi respektimin e bastit: “Nëse fitojmë Botërorin shkoj me biçikletë nga Trua (ku është bërë profesionist) në Paris (ku luante në atë kohë)”. Ndërsa, këtë herë Blez Matuidisë i ka shkuar keq.

fbl-wc-2018-match61-fra-bel_e7cf87e6-850b-11e8-bbc3-e5c02a79570e

Apo mirë? Nuk dihet, sepse fundja, lojtari bardhezi u shpall kampion bote, por tani duhet të mbajë premtimin e bërë në TV: “Nëse fitojmë në Rusi, shkoj nga Torino në Paris me biçikletë”. Dhe dje, mesfushori ka përsëritur se nuk do tërhiqet pas.

PIKU Duhet konsideruar fakti që basti u vendos disa muaj më parë, kur favoritet ishin mbi të gjitha Gjermania, Brazili, Argjentina e Spanja. Dhe Franca një sfidante e rangut të lartë. Por, në Rusi skuadra e Deshamp shkoi deri në fund dhe tani tifozët e gazetarët “kërkojnë llogari”. “Më takon ta bëj, – është shprehur mesfushori në Paris, ku u prit si hero, atyre që i rikujtonin premtimin, – por më duhet të gjej kohën sepse nuk është e lehtë”. Në fakt, udhëtimi është 717 kilometra, i “pasuruar” nga kalimi në Alpe dhe një pikë prej 2175 metrash. Pra, jo një shëtitje.

Blaise+Matuidi+France+v+Honduras+Group+E+2014+qbWQEuAwfUKl

SFIDA TË TJERA Matuidi, megjithatë, nuk është i vetmi francez që ka ndërmarrë rreziqe përpara aventurës në Rusi. Rami ka “paguar” premtimin, duke sfiduar mbi një tartan kampionin olimpik të xhudos Tedi Rajner, përpara telekamerave të “Tf1”. Zhiru e Fekir premtuan të qethen; Lemar se do lyente flokët (ka ngjyrosur disi kreshtën); Toliso “duhet” të bëjë tatuazh Kupën e Botës. Ndërsa, kapiteni Loris u betua se do bënte xhiron e bareve në Nisë, ku është lindur e rritur.






www.minuta90.com