U rikthye te Milani nga huazimi, por tani sulmuesi duhet të bindë… Xhampaolon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 20:09

U rikthye te Milani nga huazimi, por tani sulmuesi duhet të bindë… Xhampaolon

Andre Silva u ble dy vjet më parë me shumë bujë nga portugezët e Portos, por nuk arriti kurrë të fitojë zemrat e tifozëve apo edhe pëlqimin e trajnerëve.suso andre silva

Pas një sezoni me ulje-ngritje tek , Sevija , sulmuesi portugez do të kthehet përsëri tek Milani për shkak se , spanjollët nuk dëshirojnë ta blejnë lojtarin. Pas një fillim sezoni të shkëlqyer tek Sevija , Andre Silva pati një rënie të ndjeshme të formës së tij. Ai tani do të kthehet në Milano, dhe do të kërkojë ta bindë trajnerin e ri të kuqezinjve Marko Xhampaolo.andre_silva_vallad

Lojtari pëlqehet shumë nga tekniku italian, dhe ai do t’i japë mundësinë 23-vjeçarit të tregojë veten e tij. Kjo do të jetë mundësia e fundit për sulmuesin , i cili nëse nuk bind as këtë herë do të largohet përfundimisht nga kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"